Avokati Romeo Kara ka deklaruar se të gjithë kanë nevojë të ndahen nga e kaluara që sundohet nga Sali Berisha.
“Ne në disa raste kemi komentuar në bazë të kodit që ka dënime për veprime të kësaj natyre.
Kemi nevojë të ndahemi nga kjo e kaluar që sundohet nga Berisha. Ai duhet të ishte zhveshur nga çdo pasuri. Po ti bësh një analizë dhe të tjerëve si Mul Noka dhe ata janë në të njëjtin nivel”, tha ai në një lidhje me Skype për ABC News.
Më tej, lidhur me situatën e tensionuar, gazetari Artur Nura deklaroi se Flamur Noka nuk mund të kthehet nga një ish ministër një kamikaz i rëndomtë.
“Këta njerëz duhet të mbajmë përgjegjësi civile sepse po bllokojnë disa makina me qytetarët të cilët kanë dalë për në punë në mëngjes dhe duan të kthehen në darkë. Nuk e kuptoj si është e mundur kjo mosbindje civile, që pretendojnë.
Duhen zbatuar ligje për këta protestues. Flamur Noka ka qene ministër e tyre, nuk mund të kundërvihet në mënyrë të dhunshme ndaj tyre. kjo nuk është hera e parë që e bën. Nuk mund të bëhet një ish ministër një kamikaz i rëndomtë”, tha ai./abcnews.al