Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Popullit, Kush mban fajin e 35 firmave?/ Gazetari: Propozimi i Shabanit erdhi nga PD

schedule19:30 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 19:30 - 14 Dhjetor, 2025

Gazetari Andon Kello, i ftuar në emisionin “News Hour”, deklaroi se kandidatura e Endrit Shabanit ka ardhur si propozim nga e djathta, ndërsa përgjegjësia brenda Partisë Demokratike për mbledhjen e firmave mbetet ende e paqartë.

Gazetari bëri me dije se brenda PD-së ishte përcaktuar një formulë për kandidaturat, ku mbështetja kryesore ishte për Ndregjonin, ndërsa në listën e dytë përfshihej Adriana Kalaja.

Ai shtoi se, pasi u njoh me listën e kandidaturave, Partia Socialiste deklaroi se preferonte Endri Shabanin, duke zgjedhur një kandidat që, sipas tij, nuk do t’i krijonte probleme politike.

“Endrit Shabani, në këmbim të mbështetjes së Binajt, ka kërkuar firmat. Problemi është se kush mban përgjegjësi brenda Partisë Demokratike. Berisha ka thënë se nuk është dhënë urdhër për t’i dhënë firmat Endrit Shabanit.

Ishte përcaktuar një formulë për të dhënë disa kandidatura. PD mbështeste Ndregjonin, ndërsa në listë e dytë ishte Adriana Kalaja. Nuk ka një përgjegjësi të qartë se si janë marrë firmat.

Në PD, firmat hidhen, por propozimi nuk kalon pa shkuar te Berisha, pra pa lejimin e tij dhe pa “dritën jeshile” prej tij.

Doli lajmi se PD kishte preferuar një kandidat. Pasi pa listën e kandidaturave, PS tha se preferonte Endri Shabanin. Problemi qëndron në faktin se Endri Shabani erdhi si propozim nga e djathta. Dje pati debate të forta në selinë blu, por askush nuk po tregon përgjegjësinë. Ka qenë një plan i PD për ta propozuar atë, ndërsa PS zgjodhi kandidatin që nuk do t’i prishte punë.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!