Avokati i Eljon Hatos kundërshton kërkesën Prokurorisë për arrest me burg

schedule12:58 - 7 Tetor, 2018

schedule 12:58 - 7 Tetor, 2018

Avokati i Eljon Hatos kundërshtoi kërkesën e prokurorisë për masën “arrest me burg” ndaj klientit të tij. Ai e argumenton këtë me faktin se nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurie, pasi klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. Avokati Zeni Qinani ka kërkuar që gjykata ta vlerësojë të paligjshëm arrestimin në flagrancë.

Avokati: Unë kërkova në seancën gjyqësore, që gjykata të vlerësojë të paligjshëm arrestimin në flagrancë ndaj klientit tim, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurimi dhe nuk ekziston ansjë dyshim i arsyeshëm dhe i mbështetur në prova për të caktuar këtë masë sigurie,  pasi ai akuzohet për një vepër penale goxha të rëndë që është 279 DH, në bashkëpunim, vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Asnjëra nga këto pretendime të prokurorisë nuk janë të bazuar në prova e argumenta, ndaj kërkova të vlerësohet arrestimi i palgijshëm dhe mos caktohet asnjë masë sigurie, pasi ai është një viktimë e atij çasti dhe është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Nuk është në gjendje të flasë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!