Në një lidhje të drejtpërdrejtë nën ABC News avokati i banorëve Artan Manushaqe dhe banor i zonës së Astirit ka deklaruar se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve dhe të moshuarve. Sipas tij ka pasur gra dhe burra që kanë rënë përtokë nga gazi lotsjellës.
“Ka paligjshmëri totale. Pas shtëpisë time nuk e kuptoj se çfarë bën policia bashkiake, Nuk ka ansjë lloj roli. Unë po vij nga spitali. Shumica janë pleq ata që janë në spital. Është ushtruar dhunë nga palaço me skafandra ndaj të moshuarve që janë 70-75 vjeç, janë shoqëruar me dhunë shumë veta. Ishin rreth 200 banorë. Ka pasur gra dhe burra që janë shtrirë përtokë nga gazi lotsjellës. Sot nuk ka qenë profesionale”.
Manushaqe thotë se e gjitha kjo buron nga një projekt i paligjshëm dhe qytetarët nuk janë bërë pjesë e vendimmarrjes.
“Protesta do vazhdojë siç ka vazhduar. Çdo gjë është e paligjshme se nis nga një projekt i paligjshëm”. /abcnews.al