Avioni rus shkeli hapësirën ajrore, Lituania i dërgon notë proteste Rusisë

schedule07:36 - 3 Korrik, 2024

schedule 07:36 - 3 Korrik, 2024

Ministria e Jashtme e Lituanisë i dërgoi një notë proteste ambasadës ruse pasi një avion shkeli në hapësirën e saj ajrore. Lituania kërkoi shpjegime dhe që incidente të tilla të mos përsëriten.

Avioni hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbi Detin Baltik për afro një minutë, gjatë fluturimit nga aeroporti i Moskës në aeroportin e Kaliningradit. Lituania, afër Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi, është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe mbështet Ukrainën duke i ofruar gjithashtu ndihmë ushtarake.

“Incidenti ndodhi më 30 qershor, kur një aeroplan në pronësi të linjës ajrore ruse Pobeda, teksa po shkonte nga Moska në Kaliningrad, hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Lituanisë mbi Detin Baltik, ku qëndroi për rreth një minutë”, tha ministria në një deklaratë./abcnews.al