Avioni MH17/ Ekspertët: Raketa është lëshuar nga rusët

schedule15:01 - 24 Maj, 2018

schedule 15:01 - 24 Maj, 2018

Ekipi ndërkombëtar i hetuesve ka dalë në përfundimin se raketa që rrëzoi avionin e fluturimit MH17 me 298 persona në bord, është lëshuar nga ushtria ruse. Por nga ana tjetër, Moska thotë se këto janë akuza të vjetra që përsëriten.

Raketa anti-ajrore Buk, e cila në 2014 në qiejt e Ukrainës Lindore goditi avionin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, duke e rrëzuar, është lëshuar nga ushtria ruse. Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur ekipi i hetuesve ndërkombëtarë që prej 4 vitesh hetojnë lidhur me tragjedinë në bazë të një shqyrtimi të detajuar të imazheve video.

Megjithatë Rusia ka mohuar gjithmonë përfshirjen e saj. Në bord të avionit, të drejtuar nga Holanda për në Kuala Lampur, gjendeshin 298 persona. Ekipi i hetuesve ka dalë në konkluzionin se “raketa Buk-Telar që ka rrëzuar avionin e fluturimit MH17 është lëshuar nga brigade e 53-të raketore antiajrore ruse me bazë në Kursk”.

Ndëkrohë, për këto akuza ka ardhur dhe një reagim i Kremlinit. “Bëhet fjalë për një histori të vjetër, e pafundë në sferën informuese në 2014”, ka deklaruar përfaqësuesi i përkohshëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian. /abcnews.al