Një avion pasagjerësh gjatë uljes ka dala nga pista e një aeroporti turk duke ndaluar vetëm pak metra larg detit. Ngjarja ndodhi në Trabzon, me avionin e linjës Pegasus Airlines që vinte nga Ankaraja. Pamjet tregojnë se avioni ndodhet në një shkëmb në një pozicion shumë të rerzikshëm pak metra larg detit të zi dhe me rrotat e bllokuara në baltë. Pegasus Airlines konfirmoi se nuk ka pasur viktima mes 162 pasagjerëve në bord dhe as nga dy pilotët e katër anëtarët e ekuipazhit. Të gjithë personat janë nxjerrë shëndoshë e mirë, ndërsa autoritetet turke po hetojnë për arsyet e aksidentit./abcnews.al
Avioni me 162 pasagjerë del nga pista, ndalon pak metra larg detit
schedule11:04 - 15 Janar, 2018
schedule 11:04 - 15 Janar, 2018