Një avion luftarak “F-16” është rrëzuar teksa fluturonte mbi rrethinat e Los Anxhelesit, në Shtetet e Bashkuara, duke rënë në ambientet e një magazine.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, piloti u hodh me parashutë përpara se mjeti të prekte tokën, ndërkohë që nga impakti 5 punëtorë të magazinës mbetën të lënduar.
Në reagimin e tyre, autoritetet amerikane bllokuan rrugët që të çojnë në magazinë me qëllim sigurimin e pjesëve të avionit të dëmtuar dhe më pas rekuperimin e tyre.
Sipas një komunikate të Forcave Ajrore Amerikane, mjeti luftarak po fluturonte në kuadër të një seance stërvitore dhe nuk shpërtheu kur preku tokën.
Nga impakti pati vetëm një zjarr të përmasave të vogla, që u vu nën kontroll nga punonjësit e tjerë të magazinës./ABC News Albania 24/7