Ditën kur avionët luftarakë rusë kanë mbërritur në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se uron të mos i duhet t’i përdorë kundër kundërshtarëve. Sa i takon çështjes së Kosovës, Vuçiç ka theksuar se për çdo propozim do të kërkohet vendimi i popullit.
Serbia ka testuar dy nga gjashtë avionët MIG rus që kanë arritur në kryeqytetin serb. Këta avion kishin shqetësuar rajonin dhe shtetet fqinje, por presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka thënë se shpreson që ata kurrë të mos përdorën për kundërshtarët. Ka theksuar se nuk ka mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës në tërësi, pasi nuk e mbështesin as organizatat, opinioni dhe njerëzit e kishës. Por, këtë çështje do të mundohet ta zgjidh në paqe.
Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Nuk shqetësohem se sa mbështetje kam dhe nuk kam kërkuar hulumtime sa i përket çështjes së Kosovës, pasi një burrë shteti shqetësohet vetëm për atë se çfarë veprash të mira do të bëjë për një popull”.
Serbia do të kërkoj zgjidhje për Kosovën në çdo mënyrë, por mbi të gjitha do të ndjek interesat e saj dhe rrugën drejt zhvillimit ekonomik. Forcimi i ushtrisë është një ide për të qëndruar neutral dhe ekziston mundësia e kthimit obligativ të saj për meshkujt.
“Do të jem më i përmbajtur edhe për kërcënimet edhe për mbështetjen. Nëse do të kemi një propozim konkret do ta vëmë para popullit. Janë bërë shumë gabime dhe ne i falendërojmë si ata që na mbështesin edhe ata që janë kundër. Duhet të fokusohemi tek ekonomia”.
Avionët do të kenë emra të atyre që luftuan kundër NATO-s në, sic është quajtur, agresionin e vitit 1999./abcnews.al