“Turqia vazhdoi të përshkallëzonte provokimet e saj kundër Greqisë”. Kështu raportojnë mediat greke, ndërkohë që një çift avionësh luftarakë F-16 shkelën hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje të Mërkurën.
Konkretisht, pak pas orës 15:00, në ora 15:12, avionë luftarakë F-16 fluturuan mbi ishullin grek Oinousses.
Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më herët në Greqi, ndërsa tensionet mes dy vende kanë ardhur duke u përshkallëzuar. /abcnews.al