Avionë, tanke e helikopterë të shkrumbuar, Ukraina nxjerr “tabelën e shënimeve”: Sa rusë kemi eliminuar deri më tani

schedule09:06 - 18 Mars, 2022

schedule 09:06 - 18 Mars, 2022

Sot është shënuar dita 23-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta që janë raportuar në Lviv. Ndërkohë sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, shkruan BBC

Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia tha se gjatë luftimeve ishin vrarë 498 ushtarë ruse. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe 14,000 të plagosur.

Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu:

  • 450 tanke
  • 93 avionë
  • 112 helikopterë
  • dhe ka çaktivizuar 43 sisteme kundërajrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!