Tashmë është zyrtare. Pep Guardiola ka rinovuar kontratë e tij me Manchester Cityn, duke hedhur kështu poshtë të gjithë zërat për një largim të mundshëm të tij.
Ka qenë vetë klubi anglez që ka zyrtarizuar lajmin përmes një postimi në “Twitter”. “Udhëtimi vazhdon”, shkruhet në postimin e Cityt. Spanjolli ka rinovuar kontratën e tij për dy vite, çka do të thotë se ai do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2023.
The journey continues ?
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/eWMLvEhuQw
— Manchester City (@ManCity) November 19, 2020
Kjo do të thotë se aventura e 43-vjeçarit me “Qytetarët” do të jetë më afatgjata në karrierën e tij. Guardiola ka qëndruar për pesë sezone te Barcelona dhe tre të tjerë te Bayern Mynich. Ndërsa tek anglezët, në rast se ai e përfundon kontratën e re, do të ketë mbyllur sezonin e tij të shtatë në Premier League. /abcnews.al