Aventura me Napolin drejt fundit, garë treshë për shërbimet e “veteranit”

schedule18:37 - 8 Maj, 2020

schedule 18:37 - 8 Maj, 2020

Jose Callejon është pjesë e Napolit prej vitit 2013. Spanjolli i krahut të djathtë të sulmit, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin italian dhe do të dalë lojtar i lirë në verë.

33-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe dëshiron të rikthehet në La Liga, aty ku janë gati tre klube t’i plotësojnë dëshirat. Estadio Deportivo raporton se Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia po garojnë fort mes tyre për firmën e lojtarit.

Callejon ka qenë një nga lojtarët stabël të Napolit në këto vite që ka luajtur në Serie A. Skuadra ka qenë kompetitive, por ka fituar vetëm dy trofe: Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, të dyja në vitin 2014. /abcnews.al