Hakim Ziyech u transferua te Chelsea verën e vitit të kaluar për shumën e 40 milion eurove. 28-vjeçari maroken ka cilësi shumë të mira, por nuk ia ka dalë të kthehet në një titullar fiks tek ekipi që fitoi Champions League.
“Blutë e Londrës” nuk e cilësojnë të pashitshëm, madje shpresojnë të marrin një ofertë të mirë për të mbushur arkat. Daily Mail shkruan se e ardhmja e sulmuesit të djathtë (aktivizohet edhe si mesfushori ofensiv) është Serie A.
Milan dhe Napoli e pëlqejnë shumë Ziyech dhe po përgatisin ofertat e tyre. Luciano Spalleti do të jetë trajneri i ri i Napolit dhe kërkon një lojtar të shpejtë në krah. Ziyech është zgjidhja perfekte.
Interesim edhe nga ana e Milanit, që kërkon prej kohësh një sulmues të djathtë. Samu Castillejo do të largohet dhe Paolo Maldini, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me Chelsea, po punon për të transferuar lojtarin maroken në Milanon kuqezi. /abcnews.al