Ndër sensacionet e sezonit 2018-2019, ku asokohe hollandezët e Ajax konsideroheshin si “hirushja” e Evropës pas ecurisë fantastike në Champions League, ishte dhe “fantazisti” i mesfushës Donny van de Beek, i cili vetëm 1 sezon më vonë kaloi te “djajtë e kuq” të Manchester United për plot 38 milionë euro.
Mirëpo, “aventura” në Premier League nuk po shkon siç duhet për 25-vjeçarin e mesfushës dhe tashmë ish-klubi i tij Ajax është gati të provojë “shanset” për të riafruar gjatë verës lojtarin.
Van de Beek ka kontratë deri në vitin 2026-të me “djajtë” e Mançester dhe vlera e kartonit të tij është përgjysmuar totalisht, me kartonin aktual që vlen vetëm 17 milionë euro. /i.m /abcnews.al