Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

schedule17:58 - 20 Qershor, 2022

schedule 17:58 - 20 Qershor, 2022

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës.

“Një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës. Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, tha Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi gjatë kësaj ceremonie se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!