Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një dalje të tij të fundit ka folur për mënyrën sesi e kaloi koronavirusin.
Kreu i qeverisë kosovare është shprehur se Covid-19 e kaloi lehtë, ndërsa shtoi se detyrat e tij i ka kryer nga shtëpia derisa u kthye në punë.
“Kërkoj respektim të plotët ë masave të institucioneve shëndetësore pasi me këtë do të kalohen pasojat më lehtë. Duhet të jemi të kujdesshëm në respektimin e plotë të masave”, tha Hoti në DebatPlus.
Po ashtu, Hoti foli edhe rreth kërkesës së Mimoza Kusari-Lila nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për të dhënë dorëheqjen, për shkak se “ka pasur përparësi në testin për COVID-19 në krahasim me qytetarët që duhet të presin me ditë të tëra.”
“Unë kam pasur simptoma të lehta. Më është rekomanduar testi pas vizitës në Dragash. Pastaj kam qenë në pritje të testit. COVID-19 e kam kaluar lehtë. S’ka qenë shumë problematike. Kam bërë testimet përfundimtare që t’i kthehem aktivitetit dhe nuk i kam ndërprerë aktivitetet. Kam kryer detyrat që të mos shkëputesha nga detyrat”, sqaroi Hoti. /abcnews.al/