Avdullah Hoti drejt rikandidimit për kryeministër

schedule17:36 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 17:36 - 26 Dhjetor, 2020

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të shtunë ka zhvilluar dhe një mbledhje ku ka diskutuar rreth zgjehdjve të parakohshme pas rrëzimit të qëverisë nga Gjykata Kushtetuese.

Nënkryatari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për mediat ka thënë se nuk kanë diskutuar për emra të përveçëm, ndërsa ka pohuar se Avdullah Hoti mund të jetë sërish kandidat për Shef të Qeverisë.

Rugova tha se Hoti nesër do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje kryetarëve të degëve, të cilët do të informohen detajisht për rrugën që do të ndiqet në përpjekjen për të dalë sa më mirë nga zgjedhjet që po vijnë.

Nesër  Hoti së bashku me një ekip do t’ua paraqes kryetarëve të degëve idetë për zgjedhjet. Sot nuk është diskutuar për emra. Sot kemi folur më shumë lidhur me çështje të përgjithshme, se si duhet të paraqitemi… Nuk ka ndonjë emër të përveçëm. S’është përmendur asnjë”, tha Rugova.

Kryetari i Istogut tha se vetë s’pretendon të jetë njëri nga opsionet për kandidat të LDK-së për kryeministër, por tha se e ka një emër të cilin e favorizon. Këtë emër tha se do ta paraqes në mbledhje kur do të diskutohet kjo çështje.

Edhe ish-ministri Lumir Abdixhiku, sipas Rugovës mund të jetë kandidat për kryeministër.

LDK-ja duhet t’i dijë mirë qëndrimet e kandidatit të ardhshëm për kryeministër, vlerëson Rugova, i cili ka frikë se mund të kenë ndonjë kandidat për kryeministër që më vonë s’do t’i bindet qëndrimeve të partisë.

Nënkryetari i LDK’së beson që pasnesër mund të mbahet mbledhja e radhës, ku mund të vendoset për kandidatin me të cilin ky subjekt politik do të garojë në zgjedhje.

Pas mbledhjes, edhe Kryeministri Hoti tha se për dy-tri ditë do të mësohet emri i kandidatit për kryeministër./abcnews.al