Autostrada Tiranë-Durrës e qarkullueshme

schedule10:10 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 10:10 - 1 Dhjetor, 2017

Autostrada Tiranë –Durrës, e cila gjatë pasdites së djeshme u bllokua për shkak të prezencës së madhe të ujit, sot paraqitet më e çliruar. Uji është larguar në pjesën më të madhe të saj, por gjithsesi qarkullimi si nga Tirana në Durrës ashtu edhe në drejtim të anasjelltë, në një pjesë të tij bëhet përmes rrugëve dytësore. Në drejtimin Tiranë- Durrës, automjetet mund të lëvizin përmes autostradës deri në Qafë Kashar, ku më pas duhet të kthehen në rrugë dytësore. Po ashtu edhe në drejtimin e lëvizjes nga Durrësi në Tiranë, qarkullimi i mjeteve lejohet në autostrade deri te City Park dhe më pas lëvizje e mjeteve devijohet drejt Tiranës në rrugë dytësore./abcnews.al

 

https://youtu.be/oGtbLjsmZvw