Mesazhe mashtruese/ Vijnë në “Whatsapp” nga kontakte të njohur, vjedhin të dhënat

schedule17:07 - 7 Prill, 2025

schedule 17:07 - 7 Prill, 2025

TIRANË– “Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!”, thuhet në mesazh.

Një mesazh i tillë mund të vijë në telefonin tuaj nga një person që ju keni në kontakte. Por mos e klikoni sepse është një mashtrim i cili synon të përvetësojë të dhënat tuaja personale.

Pas përhapjes së këtij mesazhi  Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazhet që janë duke u shpërndarë së fundmi në Whtasapp, pasi mund tu vjedhin të dhënat.

Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve njihet ndryshe si “Phishing”. Përmes tyre synohen vjedhja e të dhënave të përdoruesve.  Në të tilla situata qytetarët  duhet të bëjnë kujdes të mos klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato pranë autoriteteve përkatëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!