Autoritetet turke e konfirmojnë: Bomba që vrau 6 njerëz në Stamboll u shpërthye nga një grua

schedule19:44 - 13 Nëntor, 2022

schedule 19:44 - 13 Nëntor, 2022

Autori i shpërthimit në Stamboll është një grua, sipas nënpresidentit turk Fuat Oktay.

“U konstatua se një femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Kujtohet se gjashtë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që tronditi sot në orën 16:20 në rrugën më të frekuentuar të këmbësorëve në qendër të Stambollit, në një ngjarje që presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti një sulm me bombë që “mban erë terrorizmi”.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot siç kanë dështuar në të kaluarën, siç do të dështojnë përsëri në të ardhmen”, tha Erdogan në një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!