Autoritetet ruse sekuestruan më shumë se 100 milionë dollarë nga Google

schedule18:00 - 25 Gusht, 2024

schedule 18:00 - 25 Gusht, 2024

Autoritetet ruse sekuestruan më shumë se 100 milionë dollarë nga llogaritë e Google në bankat ruse dhe i investuan në media që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruan The Telegraph, duke cituar dokumentet e gjykatës.

Sipas dokumenteve të dorëzuara nga Google në një gjykatë amerikane, përmbaruesit rusë i konfiskuan ato fonde në vitin 2022 dhe kështu e shtynë degën ruse të kompanisë drejt falimentimit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të besuarit ia dorëzuan fondet kanaleve televizive ruse.

Dega ruse e Google deklaroi falimentimin në vitin 2022, duke thënë se Kremlini ua kishte hequr fondet, por nuk ishte e qartë se çfarë shume bëhej fjalë.

Dokumentet tregojnë se zyrtarët e gjykatës sekuestruan llogarinë bankare të kompanisë pasi një gjykatë në Moskë vendosi që Google duhet t’i paguajë kompensim TV Tsargrad, një kanal propagandistik në pronësi të oligarkut Konstantin Malofeyev.

Javën e kaluar, Google paraqiti ankesa në gjykatat amerikane dhe angleze kundër RT, TV Tsargrad dhe një stacion tjetër, NFPT.

Një gjykatë ruse ka urdhëruar Google të paguajë tre stacione televizive shuma të mëdha parash si kompensim për heqjen e tyre nga YouTube dhe fshirjen e llogarive të tyre në Google.

Kompania tani po kërkon të bllokojë këto kanale televizive që të kërkojnë më tej fondet e saj, të cilat janë nën juridiksionin e huaj në vende si Afrika e Jugut, Turqia dhe Serbia./abcnews.al