Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autoritetet në Kinë: Zbulohen gjurmë të koronavirusit në paketimin e produkteve të detit

schedule15:56 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:56 - 21 Shtator, 2020

Autoritetet në provincën verilindore Jilin të Kinës kanë zbuluar gjurmë të  koronavirusit në paketimin e kallamarëve të importuar, sipas autoriteteve shëndetësore. Autoritetet u kanë kërkuar personave që kishin blerë apo ngrënë kallamar të importuar në dyqanin lokal Sanjia Deda nga data 24-31 gusht të kryenin testin për Covid-19.

Doganat kineze deklaruan se do të pezullonin importet nga kompanitë për një javë nëse në produktet ushqimore të ngrira do të zbulonin gjurmë të koronavirusit.

Kina kohët e fundit ka raportuar vetëm 10 raste të importuara me Covid-19 të shtunën. Gjithashtu në gusht, autoritetet lokale në dy qytete kineze thanë se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit në ushqimin e  ngrirë të importuar.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte deklaruar se nuk kishte prova të përhapjes së Covid-19 nga ushqimi ose paketimi.s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!