Autoritetet në Greqi të alarmuara, varianti Omicron përbën 70% të rasteve ditore në Atikë

schedule09:14 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 09:14 - 28 Dhjetor, 2021

Ekspertët dhe qeveria greke janë duke ndjekur me një interes të lartë përhapjen e shpejtë të llojit të ri të koronavirusit në vend. Në shtetin helen aktualisht janë duke u vendosur një sërë masash për të frenuar përhapjen e më tejshme të virusit.

Të dhënat e disponueshme deri tani tregojnë se përhapja e variantit Omicron mund të arrijë në 70% të rasteve ditore ditët e fundit në Atikë, ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit vërehen tendenca në rritje.

Ndërkohë, sipas raportimeve, të rinjtë janë ata që po e “drejtojnë” këtë valë të radhës siç ndodhi verën e kaluar kur mbizotëronte varianti delta. Transmetimi i virusit te moshat më të reja 18-59 vjeç -kryesisht 18 deri në 30- për shkak të lëvizshmërisë së shtuar është pasqyruar tashmë në të dhënat epidemiologjike.

Siç deklaroi dje ministri i Shëndetësisë në vend tre në katër raste (75%) përfshijnë persona të moshës 18-59 vjeç, ndërsa një në pesë (30%) janë nën 18 vjeç. Në të kundërt, vetëm 6% e përhapjes ka të bëjë me të rriturit e moshës 60 vjeç e lart. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!