Autori i vuri flakën pranë banesës, ky është polici që i dogjën makinën në Shkodër

schedule10:44 - 14 Maj, 2022

schedule 10:44 - 14 Maj, 2022

Ky është Sokol Kroni, efektivi i policisë në Shkodër, të cilit iu dogj makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Makina e 54-vjeçarit ishte e parkuar pranë banesës ë këtij të fundit. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin.

Në pamje shihet se autori,i cili mban një kapuç në kokë afrohet dhe i vendos flakën automjetit tip “Mitsubishi”. Pasi zjarri shpërthen ai largohet menjëherë me vrap.

Dyshimet janë e ngjarja lidhet me detyrën e 54 vjeçarit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!