Autori i njohur: Akademikët shqiptarë kanë nga 15 deri në 20 shtëpi, madje edhe vila

schedule10:03 - 28 Shkurt, 2023

schedule 10:03 - 28 Shkurt, 2023

Autori Agron Dalipaj ka publikuar librin e tij më të fundit me titull “Mitet, Origjina Dhe Gjuha E Tyre”, për të cilin foli këtë të martë në “ABC e Mëngjesit”.

Ndër të tjera, teksa analizonte emrat e miteve, të cilat sipas tij, e kanë origjinën nga gjuha shqipe, ai deklaroi se akademikët shqiptarë kanë nga 15-20 shtëpi, madje edhe vila.

Autori ka theksuar se ata e kanë quajtur shqipen në mënyrë abuzive si gjuhën me më shumë fjalorë të huazuar.

“Emrat e miteve kanë ardhur nga një gjuhë dhe kjo do të thotë që nqf të se një gjuhë arrin të japi etimologjinë e emrit të një miti, do të thotë që ky mit është krijuar në atë gjuhë dhe fati e ka ruajtur që mitet të zbërthehen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.

Si ka mundësi që në të gjitha qendrat e mëdha të arkeologjisë, popullësia është shqipfolëse, ndërsa në Shqipëri është koloni greke. Shkenca e Albanologjisë është ngritur për të mohuar vlerat e identitetit tonë kombëtar. Akademikët mund të jenë me këpucë të vjetra, po po t’i shikosh dalin ndryshe, ka akademikë që kanë edhe nga 15-20 shtëpi, këtë që them e kam të sigurtë, edhe me vila. Ku vërtetohet kjo? Këto libra që nxjerr unë i çoj në Akademinë e Shkencave për oponencë, por nuk e pranojnë. Se po t’i bëjnë oponencë një vepre time, dalin zbuluar shumë vepra të tyre. Del që të gjithë shqipen e kanë quajtur në mënyrë abuzive si gjuhën me më shumë fjalorë të huazuar”, u shpreh Dalipaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!