Autori i masakrës së Vlorës ngriti skemën e bixhozit brenda burgut me bekimin e gardianëve

schedule10:45 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:45 - 2 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme në një mega-operacion të zhvilluar nga drejtoritë e policisë në Elbasan dhe Korçë mbështetur nga Tirana u arrestuan 26 persona dhe dy gra u lanë në arrest shtëpi në kuadër të goditjes së futjes së sendeve të paligjshme në burgje. Mes personave që u lëshuan masat janë edhe dy emra të njohur për publikun dhe drejtësinë; Leo Osmani dhe Delin Hajdari të dënuar për masakrën e Vlorës së ndodhur në 29 korrik 2019.

Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

Lexo edhe: Sekuestrohen tufat me 200 lekësha, dalin pamjet e operacionit me 26 të arrestuar

Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” njoftoi policia.

Por si ndodhi masakra?

Leo Osmëni hapi zjarr mbi pushuesit e një resorti në zonën e Kalasë në Vlorë duke lënë të vdekur në vend, tre persona. Më pas, ai u largua me automjetin e tij, por u prangos shumë shpejt. Tre viktimat e Osmënit ishin: Diana Ademi nga Vlora 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi nga Prrenjasi 17 vjeç.

Skema në burgje

Zyrtarët e arrestuar dhe të dënuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin dhe transmetonin porosi si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Leo Osmani dhe Delin Hajdari përpos futjes së sendeve të paligjshme në qeli akuzohen edhe për organizim lojërash fati brenda burgut.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!