Autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”: Arkivat e UÇK-së

schedule23:10 - 15 Shtator, 2021

schedule 23:10 - 15 Shtator, 2021

Nga Linda Karadaku

Nusret Pllana është autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, botuar në vitin 2001, i cili në një fusnotë, i referohet sektorit të arkivit të UÇK-së. Është pikërisht ky libri, i cili po përdoret si argument nga delegacioni serb në bisedimet e Brukselit, për të provuar se UÇK-ja ka pasur arkiva. Por a ka ekzistuar arkivi I UÇK-së?

“Nuk ka pasur dhe nuk ekzistojnë arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse i tërë opinion përparimtar evropian e di që UÇK-ja nuk është marrë me arkiva, por është marrë thjeshtë me luftën e pastër çlirimtare,” deklaron për emisionin Ballkan, Nusret Pllana.

Zoti Pllana konfirmon se në ditën kur në Bruksel u mbajt takimi midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dhe ku u ra dakord për hapjen e arkivave, “përfshi ato të UÇK-së,” e ka thirrur Andin Hoti, kryetar i komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur për ta pyetur lidhur me këtë.

“Ai (Hoti) më ka telefonuar dhe kemi biseduar shumë shkurt.

Ai kërkonte që t’i sqaroja diçka në lidhje me të ashtuquajturën fusnotë sepse ju e dini që Serbia dinake, mashtruese, është e prirur për skenarë të tilla, gënjeshtra, trillime, skenarë të ndyra, dhe ajo (Serbia) thirret në një fusnotë ku përmendet sektori I arkivit të UÇK-së. Është shumë e vërtetë, sa ta hapësh librin (është), është fatkeqësi e madhe që nuk e kanë të gjithë liderët shqiptarë (librin)…shkruan sektori i arkivit të UÇK-së në këtë libër, është e vërtetë, por vetë sektor, vetë arkiv I UÇK-së, është ky libër…në fakt nuk ekziston një arkiv i tillë.

Në fakt, argumentet, shënimet, intervistat, fotografitë, xhirimet, prej fillimit të luftës gjenocidale deri në kapitullimin e Serbisë pushtuese më 21 qershor 1999, të gjitha shënimet për mizoritë dhe barbaritë serbe, i keni sot e gjithë ditën në radion Kosova e Lirë dhe në agjencinë e lajmeve Kosovapress,” thekson Pllana. / Abcnews.al