Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po drejtohet nga kryeministri Edi Rama, theksoi se vendet e fuqishme nuk duhet t’i mbyllin sytë përpara krimeve të Rusisë në Ukrainë dhe të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme për t’u dhënë fund.
“Ukraina është skenë krimi dhe autori është i ulur në këtë sallë. Ju e dini se kush jeni. Ëndrra e Kremlinit për të rivendosur perandorinë e mëparshme, kush do të vijë pas Ukrainës, për të kënaqur ëndrrat e Putinit. Cilat janë ato vende që më pas do të duhen të ndërmarrin veprime. Në këtë vend krimi kemi gjithashtu edhe të sulmuarin Ukrainën, ukrainasit që luftojnë në një betejë që nuk e nisën, duke mbrojtur vendin e tyre në një luftë që nuk e dëshiruan dhe duke mbrojtur fëmijët nga vuajtja. Për t’i shpëtuar ata nga një gjë e tillë, nga një vuajtje e mëtejshme, duke i ruajtur nga birësimet në Rusi. Në fakt këto janë dëbime të detyruara.
Doja të pyesja përfaqësuesin rus: ‘A mund ta përballoni që fëmija juaj të vidhet, të dëbohet, të detyrohet të harrojë familjen dhe gjuhën në emër të një ashtuquajturi edukim?’ Kjo është një përpjekje për torturë dhe gjenocid. Duke mbrojtur fëmijët, Ukraina po mbron familjen, të ardhmen dhe lirinë e tyre. Kjo është arsyeja pse BE qëndron fort krah Ukrainës për mbrojtjen e të pafajshmëve. Ne do të mbetemi krah tyre për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Në këtë skenë krimi kemi dëshmitarët, të gjithë ne, në mbarë botën, që ulemi këtu jemi dëshmitarë.
Çfarë kemi bërë ne për këtë krim, për këtë agresion, ndërkohë që një prej anëtarëve të përhershëm sulmon fqinjin e vet për të luftuar të drejtën e vetos kundër të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi ulur në këtë sallë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë për të gjithë njerëzit. Vendet e fuqishme dhe të përgjegjshme nuk mund të mbyllin sytë përpara këtij krimi, sepse ndajmë të gjithë një përgjegjësi për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndërtuar një paqe të drejtë, e cila nuk do të zgjasë kurrë nëse krimet nuk ndëshkohen. Si vende të përgjegjshme, ne kemi të gjitha një rol.“, theksoi Michel.
Një thirrje kishte edhe për Kinën, për të cilën tha se duhet të ndihmojë të bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Dua t’i flas përfaqësuesit kinez, ju keni paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të armëve bërthamore por tashmë po iu kërkojmë të shkojmë më tej. Le të bashkojmë forcat për ta bindur Rusinë për t’i dhënë kësaj lufte kriminale që po lëndon shumë njerëz, Le të bashkojmë forcat për të bindur Rusinë të respektojë parimet e e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Pasojat e këtij krimi shtrihen në mbarë globin dhe Kremlini me veprimet cinike po i përkeqëson gjërat, duke u tërhequr nga nisma e detit të zi. Kur bombardoni vend magazinimet në Odesa, sulmoni dhe Afrikën. Vrisni ata më në nevojë dhe shkatërroni jetët e miliona njerëzve. Një krim tragjik po shpaloset përpara syve tanë. Të gjithë na duhet të qëndrojmë krah të sulmuarit.”, përfundoi Michel./abcnews.al