“Autorët e sulmit para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë”, Varhelyi: Dialogu Prishtinë-Beograd e vetmja rrugë

schedule14:04 - 6 Tetor, 2023

schedule 14:04 - 6 Tetor, 2023

“Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ne duhet të kemi ulje te tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës” -kështu u shpreh sot në Tiranë eurokomisioneri Oliver Varhelyi, në perfundim te takimit me ministrat e jashtem te BE.

“Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ne duhet të kemi ulje te tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Duhet që të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet, përfshi ato në Ohër. Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë, dhe autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë në lidhje me këtë cështje.

Një mendim personal, për aq kohë sa Ballkani e mendon këtë zonë me totalen zero, duhet të ndryshojë mendësia. Duhet të ndryshojë mendësia sepse ai që humbet është Ballkani Perëndimor Duhet të dalim nga ky qark. Dhe ky qark mund të thyhet vetëm nëse ne kemi dialogun Prishtinë-Beograd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!