Kapet në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, vihet në pranga 26-vjeçari, i dyshuar edhe për 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme.
26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.


