“Automotoparku, industri shumëfish më e fuqishme se Metalurgjiku”, Rama në Elbasan: Kandidati i “faqes së zezë” nuk meriton të konsiderohet

schedule19:50 - 9 Maj, 2023

schedule 19:50 - 9 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral përmbyllës në qytetin e Elbasanit. Rama e nisi fjalën duke thënë se fakti që në këtë takim nuk ka flamuj të PS, por vetëm kombëtar është sepse ky flamur është sot në sytë e Europës në lartësinë që nuk ka qenë kurrë më parë.

Në lidhje me kundërshtarin  politik në Elbasan, Rama tha se ai është një kandidat i “faqes se zezë” dhe për këtë arsye nuk meriton të konsiderohet.

Në fund kryeministri u shpreh se Automotoparku që po ndërtohet në Elbasan do të jetë një industri shumë më e fuqishme seç është kombinati metalurgjik.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk ka qenë i rastësishme që në këtë fushatë kemi zgjedhur jo vetëm që të kursejmë një pjesë të shpenzime elektorale, për të bërë dhurimin e pemëve, por kemi zgjedhur që të mblidhemi në këto takime të fundit pa flamuj të partisë, por vetëm me atë kombëtar, sepse unë besoj shumë që këto zgjedhje janë vendore, janë zgjedhje për të caktuar njerëzit populli i çdo bashkie do të marri në punë, por këto janë edhe zgjedhje që për arsye të atyre që duan të na zënë rrugën, kanë lidhje me këtë flamur.

Kanë lidhje sepse ky flamur është frymëzimi dhe udhërrëfyesi ynë që nga dita e parë kur kemi marrë këtë detyrë dhe kur kemi pasur ambicien që Shqipërisë t’i japin një tjetër fytyrë në sytë e ndërkombëtarëve.

Ne kemi arritur që këtë flamur kombëtar  ta ngremë në një lartësi që nuk ka qenë kurrë në sytë e Europës.

Duke i lënë vend vetes, ne kemi fituar një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Aleatët e mëdhenj kanë një problem me ne, jo me ne që jemi këtu. Kanë një problem me votuesit shqiptar, sepse duan të dëgjohen në një kërkesë që kanë bërë, në një kërkesë që e konsiderojnë legjitime dhe të rëndësishme në marrëdhënien me ne.

Problemi i tyre është ai që ka shprehur me shkrim, me vulë dhe që e kanë përsëritur me zë dhe figurë disa herë, problemi i tyre është që ata duan të na mbështesin çdo hap e më shumë, por ama thonë ju lutemi shumë këtë tipin, nuk duam ta shohim me sy, na e hiqni nga sytë sepse është i padëshirueshëm për ne.

Këtu sigurisht që secili nga ju që keni ardhur dhe të tjerë që nuk janë këtu, e dini shumë mirë së për kë duhet të votoni. Por ka të tjerë të cilët çuditërisht akoma nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është që në 14 Maj të japin kontributin e tyre të vogël në funksion të asaj që është një marrëdhënie shumë e madhe me Perëndimin dhe SHBA.

Në 14 Maj miqtë tanë, nuk do të numërojnë votën e PS, ama do të shikojnë patjetër, sa vota i dhanë këta këtij “gërdallës” që vjen vërdall dhe ça kanë këta, pse e bëjnë këtë gjë, pse nuk e konsiderojnë kërkesën tonë kur ne jemi garancia për të ardhmen e tyre.

Arsye pse ata nuk votojnë PS, është sepse ata thonë që jam i djathtë dhe nuk mund të bëhem i majtë. Dhe arsyeja themelore se pse ata e bëjnë këtë vjen nga larg, nga paraardhësit e tyre që dolën kundër komunizmit. Por çfarë i bërë ata të ndaheshin nga komunizmin, i ndau SHBA. Tani si i bëhet kësaj punë ku pikërisht ata duhet të ndahen me SHBA për hirë të “Salike Floririt”.

Këtu në Elbasan ka një fenomen, që unë kam kënaqësi kur flas për të, se me heq mallin e Lul Bashës. Ai është i madh. Njerëz që nuk kanë as gjak, s’kanë as nerv, s’kanë as minimumin e turpit farë të shohin në sy dhe të rrejnë si me këndu këngë popullore.

Elbasani e ka edhe më të thjeshtë, mjafton të shohi Lulushin edhe Visin, profesor për profesor, njëra krenari e qytetit, tjetri sikur ka dalë nga arkiva e Kinostudios ka rregullu flokët e Kocit të teta Ollgës për të shit breshka dhe krokodila.

Ai është kandidati i faqes se zezë, vetëm fakti që i kanë dhënë fytyrën e emrin faqes së zezë ata nuk meritojnë të konsiderohen për të marrë votë.

Ne kemi sot arsye shumë të forta që të themi që do të shkojmë vetëm përpara. Këtu nuk ka pasur ujë të pijshëm, sot nuk është problem më, ka disa pika ku ka nevojë për ndërhyrje, por ne tani kemi ardhur në një moment kthese në ekonomi.

Tani po bëjmë rritjen më të madhe të pagës mesatare, vitin e ardhshëm do ta çojmë 900 euro. Automotoparku do të sjellë këtu një industri që do të jetë shumëfish më e fuqishme se kombinati metalurgjik. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!