Automjeti përfundoi në dyqanin e luleve,qytetarja: Ishin dy vetë, zbritën dhe ikën me vrap

schedule17:02 - 29 Qershor, 2021

schedule 17:02 - 29 Qershor, 2021

Një automjet në Vlorë ka përfunduar në ambientet e një dyqani lulesh pasditen e së martës. Drejtuesi i mjetit tip “Golf” si duket ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në ambientet e dyqanit.

Një qytetare që ka parë skenën tha për mikrofonin e ABC se pas aksidentit erdhi policia dhe ambulanca por kjo e fundit u largua pasi në automjet nuk ndodhej asnjeri.

“Pashë makinën e futur aty në dyqan. Vjen ambulanca dhe policia. Ambulanca iku bosh sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, zbritën nga makina dhe ikën me vrap.”

Sipas vajzës, dy personat që ndodheshin në të u larguan me vrap pas ngjarjes.  Aksidenti ndodhi në  bulevardin “Ismail Qemali” ndërsa të lënduar nuk ka pasur. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!