Automjeti në Tiranë përplas për vdekje një këmbësore 66-vjeçare

schedule11:45 - 20 Shtator, 2021

schedule 11:45 - 20 Shtator, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së hënës në Tiranë. Bëhet e ditur se  rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një shofer me shtetësi maqedonase ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore.

Për pasojë, 66-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/