Një automjet me targa italiane drejtuar nga një i moshuari, ka përplasur një biçikletë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
E aksidentuara u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ku burimet raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore shoqëruan në komisariat për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti, drejtuesen e mjetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në sheshin “Mehmet Pash Plaku”, automjeti me drejtues shtetasin 72 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar lehtë shtetasen 68 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë. Shtetasja M. D. është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al