Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE eshte marre nga rrjedha e lumit Drino.
Gazetari Orgest Sako raporton për ABC se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që dy punonjësit e OSHEE kanë tentuar që të kalojnë lumin me makinë, por fatkeqësisht rrjedha e lumit ka marrë para makinën duke bërë që të jetë fatale për jetën e tyre.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në pranë fshatit Lazarat, ku bëhet me dije se në makinë kanë qenë dy punonjësit e OSHEE Selfo Kllafa dhe Ismet Isaraj.
Ndërkohë vijon operacioni për nxjerrjen e trupave nga polumbarët e RENEA-s./abcnews.al