Një automjet është rrëzuar në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Për pasojë dyshohet se mund të kenë humbur jetën në vend dy persona.
Dyshohet po ashtu se viktimat mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndërsa automjeti është aktualisht i përmbysur në kanal.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI
“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” s.b/abcnews.al/