Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur qytetin nga forcat ruse, sipas një deklarate të ministrisë së brendshme të Ukrianës, shkruan BBC
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”. Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe mbajtjen e armëve.
Rrugët e qytetit të Kievit janë të mbushur me civilë që mbajnë armë, të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre. Disa snajperë ukrainas kanë marrë tashmë pozicionin në frontet e tyre. Ekziston një frikë e madhe se mund të jetë vetëm çështje orësh përpara se rusët të luftojnë ballë për ballë me ukrainasit.
/abcnews.al