Autobusi me nxënës shkolle përplas 6 vjeçaren në Lezhë, dërgohet drejt spitalit të Traumës. Arrestohet drejtuesi

schedule17:43 - 18 Shtator, 2024

schedule 17:43 - 18 Shtator, 2024

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë, ku një autobus që transportonte nxënës shkolle ka përplasur një 6 vjeçare, e cila është dërguar në spitalin e Traumës.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit, 56 vjeçarin Petrit Frroku për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Pas testit, ai ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Automjeti autobus është bllokuar në komisariat në cilësinë e provës materiale./abcnews.al