Autobusi i shkollës përplaset me një ndërtesë, 47 persona të plagosur

schedule17:23 - 16 Janar, 2018

schedule 17:23 - 16 Janar, 2018

Të paktën 47 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, mbetën të plagosur në një incident rrugor pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një ndërtesë. Ngjarja ka ndodhur në Eberash të Gjermanisë. 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe rrezikojnë jetën. Fillimisht, autobusi përplasi disa makina ndërsa në fund hyri brenda një dyqani me produkte elektrike. Arsyet e këtij incidenti tragjik ende nuk dihen. Autoritetet kanë hapur një hetim lidhur me rastin./abcnews.al