Autobusi i parë i Plisave me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri është nisur drejt Durrësit. Njoftimin për nisjen e këtij autobusi e bëri vetë faqja zyrtare e Plisave në Facebook, duke thënë se autobusi i parë është nisur, por ndihmat po vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, deri në orën 22:00. Gjithashtu, ka dhe një njoftim për nisjen e autobusit të dytë, që do të niset nesër në orën 17:00.
Njoftimi i tifo-grupit Plisat:
“Autobusi i parë i PLISAVE u nis për Durrës. Ndihmat sonte vazhdojnë deri në ora 22:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Kurse autobusi i dytë niset nesër në ora 17:00. Faleminderit të gjithëve”./abcnews.al