Autobusi i “Green Line” plot me pasagjerë përfundoi në lanë, flet shefi i trafikut të Tiranës

schedule21:32 - 29 Prill, 2022

schedule 21:32 - 29 Prill, 2022

“Një aksident rrugor në dukje i rrezikshëm, por pa fatalitete.” Kështu e ka përshkruar aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë,  shefi i Trafikut të Tiranës, Taulant Gjoka.

Gjoka shtoi se si pasojë e aksidentin ka pesë të lënduar lehtë të cilët po marrin kujdes shëndetësor tek spitali i Traumës. Shefi i Trafikut të Tiranës shtoi se specialistët po shohin pistat për të parë shkaqet e aksidentit, nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo gabim njerëzor nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në Unazë pranë kinema “Agimit”, ku një prej autobusëve të kompanisë “Go Green” goditi një makinë tip “Benz” duke e marrë para, dhe ka përfunduar në Lanë. Siç shihet edhe në videot e Abc, autobusi i Unazës ka kaluar në anën tjetër të Lanës duke u shndërruar në një urë ndërsa nën të ndodhet automjeti tip “Benz”. /abcnews.al/