Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autobusët gati për ata që s’kanë makina, riaktivizohen 3 vatra të rrezikshme zjarri në Greqi

schedule15:51 - 5 Gusht, 2021

schedule 15:51 - 5 Gusht, 2021

Në Greqi janë riaktivizuar disa vatra zjarri në tre fronte të ndryshme. Sipas raportimeve, zjarret u riaktivizuan brenda ish pronave mbretërore, në rrjedhën e Helidonou, midis Adames dhe aeroportit Tatoi.

Për pasojë, tashmë pesë helikopterë zjarrfikës dhe një avion po lëshojnë ujë për të vënë situatën nën kontroll.  Të tre vatrat e reja po djegin pjesë pyjore që kishin mbetur të paprekura deri më tani.

Në të njëjtën kohë, rrugët në zonën më të gjerë janë të bllokuara për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve të zjarrfikësve. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë gati autobusë për të evakuuar banorë që nuk kanë mjete për t’u larguar.



Konkretisht, banorëve të Ippokratio Politia (rreth 1,200 ) u kërkohet të largohen nga shtëpitë e tyre në autostradën për në Athinë, ndërsa banorët e Drosopigit (rreth 450 ) në Afidnes.

“Nëse jeni në Ippokratio Politia, evakuohuni tani në Athinë nga Rruga Kombëtare Athinë-Lamia. Nëse jeni në Drosopigi, evakuohuni tani në Afidnes ose Oropos. Zjarri pyjor në zonën tuaj” theksohet në mesazh. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!