Po transportonte pacientin me COVID, autoambulanca aksidentohet dhe përfundon në parcelë

schedule13:05 - 5 Mars, 2021

schedule 13:05 - 5 Mars, 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Tren. ABC mëson se autoambulanca është përplasur me një automjet duke përfunduar në një parcelë.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se në momentin e aksidentit ambulanca ka qenë duke transportuar një pacient të infektuar me COVID drejt spitalit të Korçës. Ai më pas është marrë nga një tjetër ambulancë për t’u dërguar në spital.

 

Ndërkohë drejtuesit e dy automjeteve që janë përfshirë në aksident kanë nisur një sherr i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e grushteve.

Pritet hetimi i ngjarjes për të mësuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!