VIDEO/ Autoambulanca përfundon në kanal, shoferët e “zgjidhin” me grushte

schedule13:19 - 5 Mars, 2021

schedule 13:19 - 5 Mars, 2021

Shoferët e autoambulancës dhe makinës tjetër që u aksidentuan në aksin Bilisht-Korçë janë zënë me grushte me njeri-tjetrin pasi dolen prej mjeteve.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja e ABC Ledjona Xheladinaj, ata janë konfliktuar me grushte menjëherë pas ngjarjes duke bërë që të tjerët të ndërhynin për t’i ndarë.

Për shkak të përplasjes së fortë, autoambulanca ka përfunduar në një parcelë disa metra larg rrugës duke patur edhe pacientë brenda. Ky i fundit është dërguar me një tjetër autoambulancë në spital. /abcnews.al