Austria do të rihapë gradualisht dyqanet pas Pashkëve

schedule12:40 - 6 Prill, 2020

schedule 12:40 - 6 Prill, 2020

Austria do të fillojë hapjen graduale të dyqaneve pas Pashkëve, tha ditën e sotme kancelari Sebastian Kurz.

Dyqane të vogla do të happen që nga 14 prilli, njoftoi Kurz në një deklaratë për shtyp.

Të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë do të happen në 1 maj, ndërsa restorantet dhe hotelet do të hapen në mes të muajit maj, duke ndjekur kështu një sistem gradual.

Asnjë event i madh nuk do të mbahet deri në fund të qershorit, tha Kurz.

Shkollimi në shtëpi do të vazhdojë deri në mes të majit dhe vendime të tjera rreth shkollave priten të merren në fund të prillit.

Kurz shton se distancimi social dhe maskat do të vazhdojnë të përdoren, aty ku është e nevojshme.

Në Austri ka pasur më shumë se 12,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 200 vdekje./abcnews.al