Austria bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid për të gjithë të rriturit në shkurt

schedule08:25 - 17 Janar, 2022

schedule 08:25 - 17 Janar, 2022

Austria do të bëhet vendi i parë europian që do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin  kundër koronavirusit  për të gjithë të rriturit në shkurt, sipas një deklarate të kancelarit Carl Nehammer.

Nehamer, një politikan konservator që mori detyrën në dhjetor, tha se ata që nuk respektojnë masën do të përballen me gjoba të rënda. Deri më tani, janë vaksinuar 71.5% e popullsisë, një normë shumë më e ulët se shumë nga fqinjët e Austrisë në BE.

Siç shpjegoi deputeti, pas një “periudhe fillestare” të zbatimit të masës, nga mesi i marsit do të fillojnë të ashpërsohen masat ndaj personave që nuk do të vaksinohen,  duke përfshirë edhe vendosjen e gjobave nga 600 deri në 3600 euro.

Ditën e djeshme rreth 27 mijë persona protestuan në Vjenë kundër masave të cilësuara si sulm ndaj lirive individuale. Në të njëjtën kohë, qeveria austriake propozoi që mosha minimale për vaksinimin e detyrueshëm të koronavirusit do të jetë 18 vjeç.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!