1 viktimë dhe 18 të plagosur është bilanci shpërthimit në një impiant për furnizimin me gaz në Baumgarten an der March të Austrisë. Zëdhënësi i policisë së zonës, thotë se shpërthimi i fuqishë u shoqërua nga zjarri, por tashmë situata është nën kontroll.
Autoritetet kanë izoluar zonën e terminalit të menaxhimit të gazit më të madhë të importit në Austri.
Sipas Kryqit të Kuq Austriak, konfimohet 1 viktimë dhe 18 të plagosur. Në fotografitë e publikuara prej Kryqit të Kuq, shihet një kolonë e lartë tymi. Ndërsa, në vendgjarje duken zjarrëfikësit dhe personaeli i urgjencës duke ndërhyrë për stabilizimin e situatës.
Terminali që shpërtheu është një nga më kryesorët për furnizimin me gaz të importuar nga Rusia dhe Norvegjia për në Austri. Kapaciteti i impiantit është 40 miliardë metra kub, infrastruktura është inagurar në vitin 1959 dhe është një nga terminalet e rëndësishëm për furnizimin me gaz të Europës Qëndrore që furnizon dhe Italinë Veriore./’abcnews.al