4 milion doza të porositura, australianët do të vaksinohen falas anti Covid-19 në fillim të 2021

schedule09:02 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:02 - 7 Shtator, 2020

Qeveria në Australia ka arritur një marrëveshje për të pasur akses në vaksinën anti-Covid-19 që po përgatitet nga Universiteti i Oksfordit.

Kështu vendi mund ta ketë vaksinën nga janari, nëse kjo e fundit rezulton të jetë e sigurt dhe efektive, shkruan abcnews.al

Më tej, australianët mund të kenë akses në 3.8 milion doza nga vaksina që po përgatitet nga firma britanike AstraZeneca, në dy muajt e parë të vitit që vjen.

Kryeministri Scott Morrison do të zbulojë të hënën marrëveshje me vlerë prej 1.7 miliardë dollarësh me AstraZeneca dhe firmën farmaceutike që po merret me prodhimin e një vaksine të Universitetit të Queensland për të bërë 84,4 milion doza nëse ajo aprovohen.

“Australianët do të vaksinohen falas për Covid-19 në 2021 nëse testet e fundit rezultojnë të suksesshme,” deklaroi Morrison.

Studiuesit në UQ janë në fazat e hershme të testimit të vaksinës, e njohur si faza e parë, ndërsa shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit janë në fazën më të përparuar të fazës së tretë, në të cilën janë të përfshirë 30,000 persona. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!