Australia shtyn hapjen e kufijve deri me 17 dhjetor

schedule08:29 - 5 Shtator, 2020

schedule 08:29 - 5 Shtator, 2020

Australia ka njoftuar se do të shtyjë udhëtimet ndërkombëtare për të paktën tre muaj të tjerë. Kufizimet për vizitorët nga e gjithë bota u futën në muajin mars, ku australianëve dhe banorëve të përhershëm  u është ndaluar të largohen nga vendi nëse nuk kanë një arsyetim të dokumentuar, raporton 9news.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt tha gjatë mbrëmjes së kaluar se ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare do të zgjatet deri më 17 dhjetor.

“AHPPC deklaron se situata e COVID-19 vazhdon të paraqesë një rrezik për shëndetin publik, kështu që zgjatja e karantinës është e nevojshme”, tha Hunt.

Sipas të dhënave të fundit, deri më tani 737 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Australi./so.ba/abcnews.al